Keira Knightley vazhdon të flasë për feminizmin
Keira Knightley është kockë e fortë, kur është fjala për ndarjen e pikëpamjeve të saja mbi feminizmin në industrinë e filmit. Aktorja e talentuar duket rrezatuese në kopertinën e revistës Violet, por brenda ajo është shumë serioze. Në një intervistë me një tjetër figurë feministe mediatike, Amanda de Cadenet, Knightley qorton shoqërinë për mungesën e shkrimtareve dhe regjizoreve femra – një temë që ajo e ka trajtuar më parë me gjakftohtësi.
“Ku janë historitë e femrave? Ku janë ato? Ku janë regjizoret, ku janë shkrimtaret?” pyeti ajo në mënyrë retorike. “Është e pabalancuar, dhe duke pasur parasysh faktin që ne jemi gjysma e publikut nëpër kinema, ne jemi gjysma e njerëzve që shikojnë dramë apo çdo gjë tjetër, ku janë pra? Po, unë mendoj se paga është një gjë e madhe, por në fakt jam më shumë e shqetësuar për mungesën e dëgjimit të zërave tanë.”
Knightley ka punuar me regjizore femra; ajo ka punuar me Gurinder Chadha (Bend It Like Beckham), Lorene Scafaria (Duke kërkuar një mik për fundin e botës), dhe Lynn Shelton (Laggies). Ajo gjithashtu ka portretizuar mjaft zonja legjendare të historisë dhe letërsisë, të tilla si psikoanalistja Sabina Spielrein (Një metodë e rrezikshme), Anna Karenina, dukeshën rebele të Devonshire (Dukesha), Elizabeth Bennet (Krenari & Paragjykime), dhe Joan Clarke (Loja e imitimit).
Industria e filmit nuk është prioriteti i lartë i feminizmit, siç e pranon Knightley. “Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur nëpër vitet 80, 90 dhe 2000 që e nxorri feminizmin jashtë loje, që e bëri atë diçka me të cilën gratë nuk duhet te identifikoheshin dhe për të cilën duhet të kishin turp. Feminizmi ka lidhje me luftën për barazinë midis sekseve, me respekt të barabartë, pagë të barabartë, dhe mundësi të barabarta. Për momentin ne jemi ende shumë larg kësaj, “tha ajo.
Marrë nga: www.refinery29.com