Vajzës 10 vjeçare paraguajane, të cilën e përdhunoi njerku, ju mohua aborti
Një vajze 10-vjeçare në Paraguaj, e cila është pesë muajshe shtatzënë, pasi u përdhunua nga njerku i saj, i është mohuar aborti që mund të shpëtojë jetën e saj.
Fëmija u shtrua në spital me dhimbje stomaku dhe mjekët më vonë zbuluan se ajo ishte 22-javëshe shtatzënë pasi ishte përdhunuar nga njerku, tha Amnesty International.
Shoqata e bamirësisë tha se përkundër rrezikut të lartë të shtatzënisë dhe kërkesës së nënës së saj, asaj nuk i është lejuar që të abortojë.
Kërkesa e nënës së saj për ta abortuar fëmijën nuk është dhënë nga autoritetet e Amerikës së Jugut, pasi aborti është i paligjshëm. Nëna e vajzës tani përballet me akuzat e kujdestarisë për shkelje të detyrës së kujdestarit dhe si bashkëpunëtore e abuzimit seksual.
Amnesty International i bën thirrje qeverisë së Paraguajit që të lejojë abortin,
Guadalupe Marengo, zëvendës drejtoreshë e Amerikës për Amnesty International, tha se ligji “kufizues” i abortit në Paraguaj është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Ti imponosh vajzës që të vazhdojë me shtatzëninë do ta zgjasë tmerrin”, tha ai. “Ndikimi fizik dhe psikologjik i detyrimit të kësaj vajze për të vazhduar me një shtatzëni të padëshiruar, është i barasvlefshëm me torturën.”
Autoritetet Paraguajane nuk mund të rrinë duarkryq, ndërsa kjo e mbijetuar e re e përdhunimit është e detyruar të durojë më shumë agoninë dhe vuajtjen. Abuzimi shtëpiak i bën shtatzënitë e të rinjve një problem të madh. Sipas statistikave shëndetësore, 680 vajza Paraguajane midis moshave 10 dhe 14 vjeç kanë lindur fëmijë në vitin 2014.
Marrë nga: www.telegraph.co.uk