Media italiane: Pse Tirana nuk do të jetë më qyteti për “Call Center”, por pikënisje e sipërmarrjeve inovative
Nga Alessia Anniballo
Ditën kur vizitova Tiranën për herë të parë, italianët në Romë po protestonin kundër call centerave të shumtë në qytetin shqiptar. Shumë kompani italiane, me sa duket zhvendosin qendrat e tyre të shërbimit ndaj klientit, aty ku kostot janë më të ulëta dhe punonjësit flasin rrjedhshëm italisht. Po atë ditë, në Tiranë fillonte ”Startup Weekend”, tre ditë në dizpozicion të të rinjve që duan të realizojnë idetë e tyre. Kisha vajtur aty për të kuptuar nëse ja vlente të hapje një “coworking” dedikuar botës së risive dhe inovacionit në kryeqytetin shqiptar.
Shqipëria është një vend që në 10 vitet e fundit ka patur një rritje të jashtëzakonshme. Nga një vend i shkatërruar nga një prej diktaturave më totalitare të kohës modern, tani po kthehet në destinacionin e shumë emigrantëve që kthehen, pasi shkuan për të kërkuar fatin e tyre në vende të tjera të Europës.
Nëse më parë rrjedha ishte nga Shqipëria drejt Italisë, Francës dhe SHBA-ve, tani kjo rrjedhë ka ndërruar drejtim. Kriza europiane ka bërë që shumë njerëz që kishin emigruar në vitet 90 të kthehen në vendin e tyre për të rindërtuar diçka, duke marrë me vete pasurinë e njohurive të fituara diku tjetër.
Për të lehtësuar këtë process, qeveria shqiptare miratoi në vitin 2009 një planë për promovimin e inovacionit, teknologjinë dhe kërkimet shkencore në vend. Dy objektivat kryesorë ishin trefishimi I findit për Kërkim dhe Zhvillim dhe bllokimi i Ëarratisjes së mendjeve”, për ta bërë Shqipërinë tërheqëse përsëri.
Vitet e fundit, në fakt, po vërehet dhe një fenomen tjetër: të rinjtë që shkuan të studjojnë jashtë, në universitetet europiane dhe amerikane gjithmon e më shpesh vendosin të rikthehen në vendet e tyre të origjinës, për të sjellë aty njohuritë e marra gjatë shkollimit, duke përfituar dhe nga ndryshimet e shumta që po ndodhin dhe nga rilindja ekonomike.
Shumë shqiptarë kanë emigruar për të bërë biznes jashtë vendit, duke ndjekur të njëjtin rrugëtim invers, e duke marrë me vete si bagazh kontaktet dhe eksperiencën e maturuar. Në Itali për shembull, ka 30 mijë ndërmarrje të themeluara dhe drejtuara nga sipërmarrës shqiptarë.
Një shqiptar i zakonshëm, di të flasë të paktën 3 gjuhë: shqip, italisht dhe anglisht. Dy të fundit falë Rai-t dhe filmave të padubluar. Disa i shtojnë këtyre dhe frengjishten, spanjishten dhe gjermanishten.
Për këtë arsye, shumë ndërmarrje kanë vendosur të zhvendosin qendrat e tyre “call center” aty, duke përftuar nga kjo dhunti gati e lindur e shumëgjuhësisë dhe nga kostoja e ulët e pagave. Por kjo aftësi, mund të japë mundësine e hapjes drejt tregjeve të reja, të paarritshme ndryshe, dhe mund të jetë një burim i vlefshëm për ndërkombëtarizimin.
Vendet fqinje, në vecanti Kosova, kanë filluar të investojnë në inovacion dhe teknologji, duke hapur qendra që i dedikohen nismave inivative në zona të ndryshme. Dhe Tirana ka kuptuar që mbështetja e nismave innovative mund të jetë një mënyrë për të zhvilluar më shpejt vendin dhe po kërkon të hapë një fond mbështetës për inovacionin.
Ndërkohë, siç është tipikë për sektorin teknologjik, të rinjtë janë mobilizuar, duke eksperimentuar në terren aktivitete të reja sipërmarrëse dhe duke sjellë në vend evente të ndryshme internacionale nga bota e inovacionit.
Forumi Ballkanik Ventur, një nga konferencat më të rëndësishme në Europë për mështetjen e sipërmarrjeve të reja, u mbajt pikërisht në Tiranë në vitin 2013. Gjithashtu, çdo vit mbahen evente si: Startup Weekend, Startup Grind dhe Startup Live, që I japin mundësi inovatorëve të vendit të mblidhen, të njihen dhe të krijojnë projekte të reja.
LocalEyes, një kompani ndërkomëtare që merret me lokalizimin dhe ka klientë si Apple, Amazon dhe Samsung, hapi tre vite më parë një zyrë në Tiranë dhe ka rënë dakort që të bëhet partner dhe bashkëthemelues e Talent Garden në vend.
TAG Tiranë, do të inagurojë në 6 maj kampusin e saj të bashkëpunimit, për të grumbulluar dhe për të ofruar mundësi të reja për të rinjtë që shohin tek inovacioni dhe teknologjia të ardhmen e tyre. Do të jetë një bazë locale prej 400 metrash katrorë, shumë e përqendruar në vend, por më një sy drejtuar internacionalizimit, factor i domosdoshëm për rritjen reale të ndërmarrjeve teknologjikë. TAG do të bashkëpunojë dhe me institucionet lokale, për gjetjen e një vendi ku mund të ndahen ide të reja dhe të krijohen projekte. Një pikënisje ku mund të gjesh mjetet e duhura për të përmirësuar sadopak vendin tënd me anë të inovacionit, dhe një vend që do i japë mbështetje dhe shpresë të rinjve shqiptarë.