Lushnjë/ Arrestohet mësuesi, abuzoi me nxënësen 12 vjeçare
Policia e Lushnjës arrrestoi një 62-vjeçar, mësues në fshatin Kryekuq në Lushnjë, me akuzën e përdhunimit të një nxënëseje në shkollën 9-vjeçare.
I arrestuari është Demir Hoxha, i paditur nga vajza 12-vjeçare, e cila i ka rrëfyer prindërve atë që kishte ndodhur dhe këta të fundit njoftuan policinë.
Ngjarja ka ndodhur të premten në klasën që ai ka në kujdestari. Drejtuesit e shkollës, të shokuar nga ngjarja, thonë se nuk ka patur më parë asnjë sinjalizim për mësuesin që ushtron këtë profesion prej 40 vjetësh.
Të afërmit e së miturës janë të shokuar nga ngjarja, por kërkojnë drejtësi.
Mësuesi 62-vjeçar, para policisë, ka pranuar fajësinë pasi ai është përgjuar nga policia gjatë kohës së bisedës me vajzën e mitur. Ndërkohë, kërkohet ndihmë urgjente me psikologë e punonjës socialë për të miturën e dhunuar e cila braktisi shkollën.

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.