Denoncim për sistemin e gjobave të Policisë Rrugore
Në email-in e faqjes sonë, ka ardhur një ankesë për gjobat e Policisë Rrugore. Nuk është rasti i parë që qytetarët denoncojnë parregullsi në sistemin e gjobave.
Sipas qytetarit, gjoba e marrë nuk është hedhur në sistem edhe 4 ditë pas marrjes së saj. Çka do të thotë që i mohon qytetarit të drejtën të paguajë për kundravajtjen rrugore dhe të përfitojë nga 20%-shi i zbritjes, që siç thuhet në faqjen e Policisë së Shtetit, përfitohet kur pagesa bëhet brenda 5 ditëve.
Por qytetari thotë se jo vetëm që nuk ka përfituar zbritje kur ka shkuar të paguajë në ditën e 5-të të marrjes së gjobës, por ka paguar edhe për kamat vonesë.
Më poshtë gjendet emaili i plotë dhe fotot e dërguara nga qytetari që ka preferuar të mbetet anonim.
Përshëndetje Historia Ime,
Dua të ndaj më ju një shqetësim që kam për gjobat e Policisë Rrugore. Në datën 14 shtator 2015 jam gjobitur për një parkim të gabuar. Që nga data 14 deri në datë 18, kam shkuar çdo ditë në bankë për ta paguar dhe më thoshin që gjoba nuk ishte hedhur akoma në sistem.
Në datë 14 pas orarit që bankat janë të hapura, gjoba u hodh në sistem (e kontrollova online).
Në datë 19 shtator 2015, shkova në bankë të bëja pagesën e gjobës. Jo vetëm që nuk përfitova 20% e zbritjes që bëhet për pagesat brenda 5 ditëve, por pagova edhe kamat vonesë.
Do t’ju isha mirënjohës nëse mund ta ndani këtë shqetësim të timin.