Ligji i ri gjerman, 99 % e emigrantëve nga Ballkani, asnjë shans për azil
Gjermania ka miratuar ligjin që shpall Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë si vende të sigurta origjinë. Kjo do të thotë se 40 mijë azilkërkuesit shqiptarë tashmë kanë thuajse 0 shanse për të marrë statusin e azilantit.
Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë nuk kanë asnjë shans që të përfitojnë azil ekonomik në Gjermani. Këto shtete janë shpallur si vende të sigurta të origjinës”, tha Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.
Me ndryshimet e reja në legjistlacionin gjerman, pritet që procedura e kthimit të detyrar për qytetarët e këtyre vendeve të përfundojë brenda vitit.
Kuotat e pranimit të azilkërkuesve në Gjermani
Arsyet e refuzimit
Varfëria apo pakënaqësia politike në bazë të Konventës së Gjenevës për Refugjatët nuk vlejnë si arsye për azil. Por emigrantët nga Ballkani Perëndimor shpesh nuk mund të parashtojnë arsye të tjera të besueshme për të kërkuar azil, shpjegon BAMF.
Kështu shumica e kërkesave refuzohen si “të pabaza”. Gjykatat administrative nuk kanë hapësirë veprimi as në rastet e ankimeve kundër vendimeve. Për këtë arsye kuotat e njohjes së azilit për emigrantët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të papërfillshme në krahasim me aplikimet e miratuara për azil nga refugjatët, që vinjnë nga vendet e tjera.
Pak arsye për shpresë
Edhe pse organizatat për të drejtat e njeriut dhe të refugjatëve theksojnë vazhdimisht përsekutimin e romëve në shumë vende të Ballkanit, numri i procedurave të azilit të refuzuara tregon se ky grup tek vendimmarrësit në Gjermani në shumicën e rasteve rrallë vlerësohet si i kërcënuar.
Alexander Thal nga Këshilli i Refugjatëve në Bavari supozon se presioni politik për shkak të numrit të madh të refugjatëve është aq i madh, saqë kërkesat nuk shqyrtohen më vërtetë thellësisht. Për këtë flasin atdhesimet, që kryhen, megjithëse në mesin e tyre ka raste të vështira sociale ende në shqyrtim. Rezistencë e madhe nga opozita politike nuk duhet të pritet. Edhe kryeministri i një landi nga partia e të Gjelbërve i mbështeti ndryshimet e fundit në ligjin për azilin.
Masa të mëtejshme
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë po e intensifikon punën. Forca të specializuara po fokusohen në shqyrtimin e të gjitha kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor. 1000 punonjës shtesë i janë premtuar BAMFsë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Landi i Bavarisë ka ngritur tashmë kampe pranimi vetëm për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, në Manching dhe në Bamberg. Azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor mbeten aty dhe nuk shpërndahen në komuna.
Avantazhet e këtyre kampeve i përshkruan një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme bavareze: “Ne i kemi rrugët të shkurtra”. Azilkërkuesit mund t’i gjesh dhe mund të flasësh me to menjëherë, vendimmarrësit ndodhen aty në vend.
Shpeshtohen dëbimet
Kthimi me detyrim i emigrantëve të refuzuar nga Ballkani Perëndimor bëhet me avionë disa herë gjatë javës. Të kthyerit rrezikohen që të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet e fluturimit. Kjo gjë ka ndodhur tashmë shpesh, shpjegon zëdhënësi. Për më tepër që nga 1 gushti ekziston mundësia që azilkërkuesve t’u jepet ndalim rihyrjeje dhe ndalim qëndrimi në të gjithë zonën Shengen. Si rezultat i të gjitha këtyre masave dhe i sinjaleve të qarta politike, numri i të ardhurve të rinj nga Ballkani Perëndimor po bie në mënyrë të konsiderueshme.
/ DW