5 shkaktarët kryesorë të vdekjeve në të ardhmen
Një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në dekadat e ardhshme do të jenë aksidentet e trafikut. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka renditur 5 shkaktarët, ku 4 prej tyre janë sëmundje të cilat do të rrezikojnë njerëzimin në të ardhmen.
Të dhënat e deritanishme kanë treguar se nga këta 5 faktorë kanë ndodhur me shumë se 40% e vdekjeve dhe shifrat priten të rriten. OBSH bën apel që njerëzit të kujdesen më shumë për veten e tyre nga sëmundjet si dhe të kenë kujdes kur ecin me makinë.
5 shkaktarët e vdekjeve në të ardhmen:
Aksidentet e trafikut
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e mushkërive
HIV / AIDS
Tuberkulozi