Gratë i dalin në mbrojtje Presidentes Jahjaga (VIDEO)
Grafiti i së shtunës që shfaqte presidenten Atifete Jahjaga, në veshje intime nuk është më.
Gjurmët e tij i shlyu kompania që pastron Prishtinën dhe asgjë nga përmbajtja e një dite më parë nuk mund të shihet këtë mëngjes të se dielës.
Por e gjithë kjo nuk mjaftoi për Rjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Qysh herët gjatë ato u kujdesën që në murin ku u vizatua Kryetarja e Kosovës në mënyrë të pafavorshme të shkruajnë porosi se janë në favor të saj./A.A.