Drejtësia kosovare dënon!

Lajme të mira vijnë nga Kosova!
Blend Vranjolli, i akuzuari për plane terrorriste në Paradën e Krenarisë të 2023 me anë të lëndëve të rrezikshme për jetën si ‘’Nitrat dhe Kalcium’’ dënohet me heqje lirie.
Nën motivacionin e terrorizmit Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në shtator të 2023-shit ka ngritur akuzën për Vranjollin i cili ishte edhe nën nofkën ‘’Ebu Ubejdi’’. Pas udhëtimit nga Arabia Saudite në Shkup ai është arrestuar në pikën kufitare të ‘’Hani i Elezit’’ prej ku ka tentuar të hyjë në Kosovë. Atij i janë gjetur harta dhe plane konkrete për sulme terroriste në aplikacionin Telegram. Vendimi për heqejen e lirisë prej 3 vitesh e gjysëm është marrë nga trupi gjykues pa praninë e të akuzuarit me 3 mars 2024.
Në mbështetje të këtij vendimi Kodi Penal i Kosovës në nenet 129-139 parashikon llojet e dënimeve për vepra terroriste. Specifikohet që këto dënime vijojnë nga gjoba 500 mijë euro deri në dënime me 20 vite burg në varësi të rëndësisë dhe lëndimeve të shkaktuara.
Sipas hetimeve që zgjatën 5-muaj thuhet se Blend Vranjolli ka planifikuar sulme terroriste në shtetin e Kosovës kundrejt personave LGBTQ+ në sheshin e Prishtinës ku edhe do mbahej Parada e Krenarisë, por edhe plane për sulme në pikën kufitare të Merdarit.
Kështu Historia Ime gjen rastin të përgëzoje organet e drejtësisë kosovare si ato hetuese edhe vendimarrëse për profesionalizmin e treguar në një rast që cënon drejt për së drejti të drejtat e njeriut dhe sigurinë publike.
Krahas një thirrjeje për të gjitha organet ligjzbatuese shqiptare për të reaguar me një kujdes më të veçante kundrejt rasteve që cënojnë të drejtën themelore, atë të jetës duam të risjellim në vëmendje kërcënimin me jetë të dy aktivisteve LGBT, dhe nënave partnere Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara si dhe së fundmi gazetarit të Historia Ime dhe Ora News Isa Myzyraj. Të gjitha sulme të ndodhura në platforma digjitale dhe të denoncuara në të gjitha insititucionet përkatese. Por akoma pa anjë reagim apo rezultat.
Referenca: https://qika.org/i-akuzuari-per-pergatitjen-e-sulmit-terrorist-ndaj-komunitetit-lgbti-shpallet-fajtor-nga-gjykata-e-prishtines/, https://nacionale.com/video/blend-vrajolli-qe-u-be-ebu-ubejd-momenti-kur-gjykata-e-denon-me-3-vjet-e-gjysme-burg-kishte-plane-per-suim-ne-paraden-e-krenarise , https://www.osce.org/files/f/documents/9/1/526215.pdf