Studimi: Në Shqipëri 1 në 10 vajza martohen përpara moshës 18 vjeç
Studimi i publikuar nga UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë) tregon statistika shqetësuese mbi diskriminimin gjinor.
Dy nga problemet e ngritura janë aborti selektiv dhe martesat në moshtë të hershme. Sipas studimit, 1/10 vajza martohen nën moshën 18 vjeç dhe 70% e tyre divorcohen pas disa viteve.
Shqipëria renditet në vendin e 95 nga 142 vende të botës për sa i takon pabarazisë gjinore. Një studim i UNFPA, tregon ende në Shqipëri mentaliteti patriarkal detyron abortet selektive për shkak të gjinisë.
Manuella Bello argumenton se aborti për shkak të gjinisë së fetusit është presionin i hapur i femrës ndaj femrës. “Fakti që abortet selektive vazhdojnë të ndodhin në Shqipëri, tregon se edhe ligji mbi abortin vullnetar dhunohet në Shqipëri. Shpesh herë është presion mbi femrën për të abortuar një femër,” tha Manuela Bello drejtuese e UNFPA.
Edhe pse studimi është bërë për Korçën, Pogradecin dhe Librazhdin të dhënat e UNFPA janë shokuese përsa i takon martesave në mosha të hershme. Statistikat tregojnë se 1 në 10 vajza nën moshën 18 vjeç, prindërit e tyre rezultojnë më arsim të ulët, po ashtu edhe vajzat vetë për shkak se detyrohen të lënë arsimin nga martesa.
”Në 100 martesa, 10 janë nën moshën 18 vjeç. Kjo është shifër ndoshta problematike. Faktori dominant është faktori ekonomik. Ndodh që vajza të martohet në familje ku bashkëshorti i vajzës është emigrant. Pra, vajza merret në shtëpi si krah pune,” tha Manuela Bello.
/l.k./