MSHMS “harron” vendimin për paketimin e ri të duhanit
Prej 1 janarit 2018, paketat e duhanit që tregtohen në Shqipëri duhet të përmbanin imazhe të sëmundjeve dhe dëmeve që duhanpirja shkakton në shëndet. Kjo sipas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Duhanit, më 31 maj 2016.
Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2016, thuhej se ky vendim erdhi në vijim të masave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësië mbi vendosjen e paralajmërimeve për efektet e duhanit në shëndet.
“Paketimi i ri hyri në fuqi për të gjitha vendet e BE-së, me një direktivë të posaçme të Parlamentit Evropian”, thuhet në këtë njoftim.
Fakti është se në Shqipëri nuk ka ende asnjë paketë duhani me foto paralajmëruese dhe duket se ky vendim është lënë në harresë.
/l.k./