Workshop: Etika në raportimin e të drejtave të njeriut dhe mënyra se si duhet të mbulohen çështjet LGBTI

Gazetarë të televizioneve apo të medias së shkruar (online ose jo) nga Tirana, Vlora, Shkodra, Korça, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, etj janë të ftuar të aplikojnë për një workshop 2 ditor në Tiranë në datat 19-20 Nëntor. Tema është: Etika në raportimin e të drejtave të njeriut dhe mënyra se si duhet të mbulohen çështjet LGBTI
Lektorët e workshopit janë ekspertë në këtë fushë:
Besar Likmeta ka një eksperiencë të gjerë në gazetari duke qenë se ka punuar në gazeta, televisione dhe median online si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Shqipëri që nga viti 2003.
Besari është editor për BIRN Albania që nga viti 2007, dhe është korrespondent i Shqipërisë për Balkan Insight.
Emiljano Kaziaj është pedagog për Komunikimin në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Ai ka publikuar shumë artikuj mbi etikën dhe mënyrën se si duhen trajtuar çështjet për të drejtat e njeriut dhe sidomos të fëmijëve.
Për të marrë pjesë në këtë workshop, ju lutemi të dërgoni CV-të tuaja në adresën [email protected]. Deadline për aplikimin është: 10 Nëntor 2018 ora 17:00.
Pjesëmarrësit do të përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtëme:
- Eksperiencë në gazetari dhe interes në mbulimin e çështjeve të të drejtave të njeriut
- Vullnet për të ndarë njohuritë e marra në workshop në qytetet e tyre
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen në datën 12 Nëntor. Organizatorët e workshopit do të mbulojnë kostot e udhëtimit, akomodimit dhe vaktet e kandidatëve të përzgjedhur.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me workshopin, mund të kontaktoni me koordinatorët: [email protected]