Anullohet një panel diskutimi me fokus lëvizjen feministe #MeToo

Një diskutim i planifikuar në një universitet, me temën mbi barazinë gjinore të parë nga perspektiva e një mashkulli, që kishte të ftuar shkrimtarin suedez dhe muzikantin Alexander Bard, u anullua në Finlandë. Paneli me emrin “Gender equality from men’s perspective- provocatively self-evident?” do të zhvillohej në Universitetin “Åbo Akademi”, në qytetin finlandez të Turkut.
Por duket se ky aktivitet u anullua në moment të fundit. Duke parë pak mbi biografinë dhe formimin e muzikantit Bard, ky i fundit e ka vënë jo pak herë në pikëpyetje rrëfimin e shumë grave dhe dhunës seksuale, duke e kritikuar në këtë mënyrë lëvizjen #MeToo në Twitter.
Aktiviteti ndeshi kundërshtim nga studentët dhe stafi i universitetit, duke sjellur anullimin e panelit pasi 30 pjesëtarë të stafit nënshrkuan një dokument që e protestonte këtë aktivitet. Mikko Hupa është njëri prej atyre që e nënshkruan anullimin e panelit pasi sipas tyre diskutimi bazohej në opinione denigruese. Ndërsa sipas bashkë-organizatorit Johan Nyman, aktiviteti ishte konceptuar për të sjellur diskutim rreth barazisë gjinore./k.m/
Burimi: NewsMavens