Protestat studentore jo vetëm masive por edhe mjaft kreative/ Ja pankartat komike që ironizuan Ministren e Arsimit

Protestat studentore të kësaj jave u përgëzuan nga të gjithë si një ndër protestat më të mëdhaja të mbajtura në vend vitet e fundit. Në të u bënë pjesë jo vetëm studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe studentë të universiteteve private, maturantë, të diplomuar, pedagogë, qytetarë dhe figua publike që u solidarizuan në protestën masive.
Por ajo çfarë e bëri të veçantë protestën studentore të këtyre ditëve ishte jo vetëm masiviteti i saj por edhe kreativiteti në të protestuar. Pankartat ishin në jo pak raste ironizuese dhe përmes asaj që në kulturën e rrjeteve sociale quhet “humor i zi” protestuesit kanë transmetuar mesazhin e tyre ndaj Ministres Nikolla.
Më poshtë gjeni disa foto të pankartave gjatë protestës së 7 dhjetorit.