Kur dialogu nuk është më i vlefshëm

Sot vazhdon dita e 6-të e protestës studentore mbarëkombëtare. Edhe pse studentët e kanë bërë të qartë që nuk duan as dialog dhe as negociata me qeverinë, por vetëm plotësim të kërkesave të tyre, kryeministri Rama vazhdon të postojë video në facebook ku kërkon të vendosë një formë komunikimi mes tij dhe studentëve. Më poshtë do të gjeni kërkesat e studentëve.
KËRKESAT E STUDENTËVE:
- Përgjysmim i tarifës së studimi
- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
- Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
- Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Edhe pse kanë patur përpjekje për përçarje nga aktivistë të forumeve rinore të partive të ndryshme politike, studentët janë të vendosur të vazhdojnë në protesta për të parë më në fund plotësimin e kërkesave të tyre. Sot kryeministrit i është vënë një ultimatum për plotësimin e këtyre kërkesave. Në të kundërt protesta do të përshkallëzohet./A.A.