Protesta e studentëve zhvendoset përpara Parlamentit, administrata kërcënon prindërit e studentëve
Ditën e sotme studentët kanë vendosur të protestojnë përpara parlamentit, ku deputetet pritet të mblidhen në seancë plenare. Dita e sotme shënon dhe rikthimin e pritshëm të opozitës në Kuvend, ndërsa studentët prej disa ditësh po deklarojnë se kauza e tyre është kundër sistemit dhe të gjithë klasës politike.
Ndërkohë burime të ndryshme raportojnë se studentët janë kërcënuar dhe shantazhuar për të mos marrë pjesë dhe braktisur protestën. Burime të sigurta brenda aministratës bëjnë me dije se ka nisur verifikimi i studentëve më aktivë në deklaratat e tyre gjatë protestës për të evidentuar më pas nëse këta të fundit kanë të punësuar në administratën publike. Po ashtu vetë studentët sot kane publikuar disa mesazhe kërcënuese.
Strukturat shtetërore duket se janë angazhuar, për të përçarë apo për të mbytur zërin e protestave nëpërmjet presionit.
Burime të sigurta brenda aministratës bëjnë me dije se ka nisur verifikimi i studentëve më aktivë në deklaratat e tyre gjatë protestës për të evidentuar më pas nëse këta të fundit kanë të punësuar në administratën publike prindër apo të afërm të tyre.
Një fakt i tillë është pranuar edhe nga vetë studentët në protestë.
Gjithashtu studentët protestues kanë publikuar mesazhe kërcënuese ndaj familjarëve dhe të afërmeve, por edhe gjimnazistëve për tu tërhequr nga protesta.
Siç shihet nga mesazhet, gjimnazistë janë kërcënuar me ngelje dhe përjashtim nga shkolla.
Ndërsa prindër dhe të afërm të studentëve kërcënohen me largim nga puna./k.j
Burimi:OraNews