Braktisja e të pastrehëve, pavarësisht propagandës
 
			    	    Temperaturat e acarta të ditëve të fundit kanë sjellë sërish në vëmendje problematikën e qytetarëve të pastrehë në Tiranë.
Shumëkush mund të mendoj se strehat sociale të hapura me aq bujë nga Bashkia Tiranë gjatë javëve të fundit, mund të kenë sjellë një zgjidhje të përkohshme për të pastrehët e qytetit, por sërish pamjet e mëposhtme tregojnë të kundërtën.
Një qytetar raporton përmes llogarisë së tij në Facebook vdekjen e një të moshuari të pastrehë nga i ftohti. Lajme të tilla mund të dëgjojmë thuajse përvit, por shqetësues është fakti se këtë herë, i moshurai vdiq në hyrje që qendrës spitalore, pasi u refuzua të pritej nga stafi i urgjencës. ^4 vjecari me iniciale H.H, vuante dhe nga komplikacione të tjera shëndetësore.
“Sot, edhe pse të njoftuar nga qytetarët, për rreth 30 minuta, nuk doli askush, që ta merrte dhe ta ndihmonte dhe ai te mos vdiste si qen nga i ftohti. Infermierë dhe mjekë kishin thënë se duhet t’ua sillnin brenda se ata nuk mund të dilnin ta merrnin jashtë.
Këmbenguljes së qytetareve të përsëritur, po ashtu infermierët i janë përgjigjur me refuzim, sepse s’mund të dilnin ta merrnin disa metra më tej urgjencës. Se di nëse ka një rregull të shkruar që inferimieri apo mjeku, nuk jep ndihmë jashtë urgjencës. “, shkruan qytetari në postimin e tij.
Ndërkohë autoritetet ende nuk kanë dhënë një prononcim mbi incidentin e ndodhur.
Gjatë ditës së sotme raportohen gjithashtu dy viktima të tjera nga i ftohti, njëri prej tyre një tjetër i pastrehë nga qyteti i Durrësit.
https://www.facebook.com/ostafa/videos/2137913579602936/UzpfSTE0OTQxNDUyMjQ6MTAyMTM0Mjg3MjgxODEzNDI/

 
		    				        
 
								     
								     
								        
								       






 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.