Suedia (sërish) me një qeveri feministe
 
			    	    “Ne jemi një qeveri feministe” u shpreh kryeministri suedez Stefan Löfven teksa prezantoi qeverinë e re këtë të hënë.
Gjatë deklaratës qeveritare, Löfven theksoi disa prej politikave që qeveria do të ndjekë: “Autoriteti pr Barazinë Gjinore do të vijojë punën. Të drejtat e personave LGBT+ do të përforcohen. Ligji kundër diskriminimit do të jetë më i fortë”. Löfven u përbetua si kryeministri i ri të premten. Qeveria ka 12 gra dhe 11 burra (duke përfshirë dhe kryeministrin).
Dy pozicione kyçe, Ministria e Financës dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të drejtohen nga dy ministre gra (Magdalena Andersson dhe Margot Wallström). Gjithashtu qeveria ka 6 ministra të cilët e gëzojnë një mandat të tillë për të parën herë.
Parashikimet janë të shumta nga qeveria. Qeveria e re ka premtuar se do të fokusohet në barazinë gjinore në shumë aspekte, duke mbajtur funksional Autoritetin për Barazinë Gjinore, duke i ndihmuar gratë emigrante të integrohen në shoqërinë suedeze dhe për të siguruar që të ekzistojnë mundësi të barabarta, për të përmirësuar radhën ndaj Sistemit Shëndetësor dhe për të siguruar se gratë dhe burrat kanë akses të njëjtë ndaj përkujdesit shëndetësor./k.m/
Burimi: NewsMavens

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.