Largimet e padrejta nga puna, 94 milionë euro dëmshpërblime

Largimet e padrejta nga puna duket se po krijojnë një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit, me miliona euro dëmshpërblime të shpërndara vit pas viti.
Sipas një studimi të kryer nga organizata Infocip, dëmshpërblimet e viteve të fundit për largime të padrejta nga puna mendohet të kapin shumën e 100 milionë eurove. Sipas këtij studimi dhe raportit shoqërues, rezulton se një nëpunësi, i cili padit vendimin për shkarkim nga puna, i duhet mesatarisht 840 ditë për të marrë vendimin e formës së prerë, pra në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Gjetjet e raportit shkojnë edhe më tej. Ai analizon numrin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit Administrativ përgjatë dy viteve të fundit. Në raport theksohet se: “Në 2018, Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime për çështje themeli. Prej tyre, 1400 ose 29.5 % e totalit, kishin objekt marrëdhëniet e punës. Në 2017, Gjykata Administrative e Apelit dha 5546 vendime për çështje themeli. Prej tyre, 1601 ose 30% e totalit, kishin objekt marrëdhëniet e punës.”
Sipas studimet gjatë viteve të marra në analizë, rreth 77% e ankimuesve fituan çështjet e tyre gjyqësore për pushim të padrejtë nga puna. Sipas analizës së bërë, vetëm për dy vitet e fundit, buxhetit të shtetit i është krijuar një barrë fiskale që shkon rreth 15 milionë euro.
Për vitin 2018, janë 10625 paga që shteti do duhet të paguajë në formë dëmshpërblimi për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në Apelin Administrativ. /k.j
Burimi:Panorama