Sipas një monitorimi nga Qëndresa Qytetare, nga 22 pikat që rrjedhin prej Paktit për Universitetin, vetëm 4 janë realizuar në kohë.
“Reduktimi i tarifave të studentëve, investimi në konvikte, shkarkimi i anëtarëve të bordit dhe punësimi i ekselentëve” janë premtimet e mbajtura brenda afatit të deklaruar në Paktin e ofruar si zgjidhje nga ana e qeverisë për problematikën e krijuar në universitetet publike.
Përsa i përket pikave të tjera, 10 premtime janë ende të parealizuara si dhe dy të tjera janë mbajtur jashtë afatit të caktuar: “Nga Pakti për Universitetin kishim muajin shkurt si afat për të realizuar VKM-të që do jetësonin Kartën e Studentit, e cila nuk funksionon. Për bibliotekat online ashtu si edhe për portalin e u-transparencës, kryeministri e premtoi në janar dhe afati u shty për në mars”.
Ndërkohë që 6 pika të tjera kanë hapësirë realizimi deri më muajin qershor: “Për sa i përket Kontrollit anti-plagjiaturë, krijimit të arkivit digjital, ligjit të ri të kodit të sjelljes për integritetin e kërkimit shkencor, janë pika që janë premtuar të realizohen deri në muajin qershor dhe ne po monitorojmë situatën”.
Problematike mbetet sërish transparenca, edhe pse këtë të hënë u lançua portali për shqetësimin e studentëve ku universitetet do të tregojnë financat, një urdhër i mëparshëm i Ministrisë së Arsimit i dalë në janar që detyronte të gjitha universitetet që të publikonin brenda datës 15 të çdo muaji në faqen zyrtare të tyre të dhënat financiare sipas formatit të caktuar, nuk është zbatuar./k.j
http://facebook.com/story.php?story_fbid=2786278521598027&id=1687918801434010