Dënohen në Ukrainë 5 agresorët për sulmin me acid sulfurik ndaj aktivistes

Në Ukrainë, janë prangosur më në fund pesë burra për shkak të sulmit me acid sulfurik ndaj aktivistes së fushatës anti-korrupsion, Kateryna Handziuk. 33-vjeçarja vdiq në nëntor të vitit 2018, tri muaj pasi u sulmua në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.
Ajo kishte postuar një video në shtator duke i bërë thirrje popullit që të luftonin korrupsionin: “E di që dukem keq tani … por unë dukem gjithsesi shumë më mirë se drejtësia në Ukrainë”.
Handziuk ishte këshilltare e kryebashkiakut të Kherson. Ajo ishte deklaruar hapur ndaj korrupsionit dhe mbrojtjes së pyjeve lokale nga shfrytëzimi ilegal.
Si rezultat i sulmit acid, 30% e trupit të Handziuk u dogj. Ajo duroi 16 ndërhyrje para se të humbte betejën për jetën.
Të enjten në datën 6 qershor, një gjykatë në Ukrainë dënoi aktin e agresorëve me tre deri në gjashtë vjet e gjysmë prapa hekurave.
Koordinatorit të sulmit Serhiy Turbin, së bashku me sulmuesin tjetër Mykyta Hrabchuk, iu dha dënimi më i lartë me gjashtë vjet burgim. Ndërsa tre bashkëpunëtorëve të mbetur – Viktor Horbunov, Volodymyr Vasyanovych, Vyacheslav Vyshnevskyi – iu dhanë tre deri në katër vjet burg.
Të pestë personat më parë, kishin pranuar fajësinë dhe nënshkruan marrëveshjen me prokurorët.
Ndërkohë, aktivistët në Facebook po vazhdojnë thirrjet për drejtësi mbi ata që urdhëruan sulmin ndaj aktivistes që humbi jetën për shkak sulmit fatal me acid sulfurik.
Lexo më shumë: https://www.ukrinform.net/rubric-crime/2716282-perpetrators-of-attack-on-activist-handziuk-sentenced-to-3-to-65-years-in-prison.html
