Me thirrjet “duam shërbime” një grup aktivistësh për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara marshuan të enjten në Tiranë nga parlamenti drejt kryeministrisë.
Aktivistët kërkuan me ngulm zbatimin e Konventës të Kombeve të Bashkuara për PAK dhe theksuan komunitetit i mungojnë shërbimet e nevojshme dhe cilësore. Ata gjithashtu cilësuan si të ulët pagesën që merr një person me aftësi të kufizuara në vend.
Aktiviteti u mbajt në muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Doën nga Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA).
Marshimi simbolik organizohet dhe në shumë vende të tjera të botës që prej vitit 1995.
Buddy Walk është një ecje ndërgjegjësuese dhe ka si qëllim,të përçojë mesazhet dhe kërkesat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre.

Një raport i hartuar nga nëntë organizata që punojnë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara zbuloi se problematika të shumta prekin personat AK, si mungesa e shërbimeve të zakonshme dhe specifike; mungesa e përmirësimit të shërbimet e kujdesit shoqëror dhe shëndetësor, përfshirë shërbimet e ndërhyrjes në moshë të hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara; mungesa e informacionit mbi procedurat e kujdesit shëndetësor dhe vlerësimin e fëmijëve me AK në sistemin arsimor.
“Mbështetja e individualizuar dhe akomodimi nuk ofrohet në mënyrë të vazhdueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme bazuar në kërkesat dhe nevojën për mbështetje të individualizuar,” thanë organizatat.

Përgatiti: Loreta Cuka

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.