Historiku i lëvizjes për mbrojtjen e komunitetit transgjinor

Lëvizja për mbrojtjen e komunitetit transgjinor ka kaluar në disa hapa të rëndësishëm të saj për të ardhur në ditët e sotme si një pjesë integrale e lëvizjeve për liri dhe barazi për komunitetin LGBT+.
Në kuadër të Javës për Ndërgjegjësimin Trans, ju sjellim disa nga momentet historike të kësaj lëvizjeje në botë.
1952: Christine Jorgensen, aktivistja e parë trans që del publikisht në median kombëtare amerikane,duke siguruar për një numër të madh të njerëzve qasje në informacion transgjinor për herë të parë. Jorgensen ishte e para amerikane e njohur publikisht që kishte ndryshuar gjininë.
1954: Publikohen lajmet për gruan e parë trans britanike, Roberta Cowell, duke fituar interesin publik në të gjithë botën.
1964: Burri trans amerikan Reed Erickson krijon fondacionin arsimor Erickson – fondacioni i parë me këtë fokus, i cili ndër vite ka dhuruar miliona dollarë për të promovuar barazinë transgjinore.
1972: Suedia legalizon ripëraktimin e gjinisë – vendi i parë që lejon me ligj qytetarët të ndryshojnë seksin
1975: Hapet klinika e Disforisë Gjinore në Spitalin Mbretëresha Victoria, Melbourne nga Doktorët Trudy Kennedy dhe Herbert Bower.
1979: U formua Koalicioni Victorian Transseksual dhe Shoqata Victsian Transsexual, Organizatat e para të të drejtave transgjinore në botë.
1979: Një Ndryshim i Seksit, dokumentari në lidhje me kalimin e Julia Grant nga mashkull në femër publikohet në rrjetin mediatik BBC.
1986: Lou Sullivan themelon FTM International – grupi i parë i advokacisë për burra transgjinorë; qëllimi ishte të sfidonte idenë popullore se të gjithë burrat trans ishin gay.
1998: Vrasja e Rita Hesterit – vrarë në 20 nëntor për shkak të identitetit gjinor; frymëzoi aktivistët për organizimin për herë të parë të Javës Ndërkombëtare të Kujtimit Transgjinor. Themeluesja e kësaj dite dhe lëvizjeje ishte aktivistja Gwendolyn Ann Smith.
1999: Vrasja e ushtarakut Barry Winchell nga një koleg i tij, për shkak të faktit që e dashura e tij ishte grua trans.
1999: Vëzhgimi për herë të parë i Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Transgjinisë, dita që përkujton viktimat transgjinore.
2009: FIllon rishikimi i standardeve të etikës mjekësore mbi komunitetin trans nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
2019: Organizata Botërore e Shëndetësisë heq përfundimisht nga lista e saj e sëmundjeve mendore të qenurit trans.
