Ekspertët ngrenë alarmin/ Shëndeti seksual në Mbretërinë e Bashkuar nuk është në gjendje të mirë

Dy nga organizatat më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, i kanë bërë thirrje qeverisë atje, që të investojë më shumë në klinikat e shëndetit seksual dhe edukimin e seksual.
Kjo thirrje vjen pasi disa raporte sugjerojnë se shëndeti seksual, nuk është në gjendje të mirë, ndërsa Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme (SST), janë duke u kthyer në një shqetësim serioz.
Gati gjysma e të gjitha infeksioneve të reja seksualisht të transmetueshme janë te njerëzit nën 25 vjeç.
Dhe ka një diagnozë të re SST në Angli çdo 70 sekonda.
Terrence Higgins Trust dhe Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV janë bashkuar për të thënë se duhet të bëhet më shumë.
Raporti i tyre i ri pretendon se qeveria ka ulur shpenzimet e shëndetit seksual në Angli me 25% që nga viti 2014.
Raporti shqyrtoi gati gjysmë milioni diagnoza të SST në 2018 dhe zbuloi se rastet e gonorres ishin rritur me 249% dhe sifilizi me 165% në dhjetë vitet e fundit.
Hulumtimet zbuluan gjithashtu se njerëzit më të prekur nga SST ishin djemtë homoseksualë, të cilët përbënin 75% të të gjithë të infektuarve me sifiliz dhe gati 50% të diagnozave të gonorresë në Angli.
Disa nga nivelet më të larta të SST u raportuan në popullatën me ngjyrë, të ardhur nga Karaibet .
Raporti zbuloi se ishin ndërmarrë disa veprime pozitive, siç janë mjetet e parandalimit të HIV (si ilaçi PReP) që do të thotë që kjo sëmundje kishte pasur një ulje prej 6% të diagnozave nga 2017-2018.
“Nëse nuk keni pasur një kontroll në muajt e fundit ose thjesht keni shkuar me një partner të ri, atëherë ju lutemi kontrollohuni.”-thotë Dr Alex George.
Mjekët sugjerojnë gjithashtu, që të përdoren patjetër masa mbrojtëse në marrëdhëniet seksuale.
“Nëse personi nuk dëshiron të përdorë prezervativ, atëherë përgjigjen tënde e ke atje, tek klinika – bëj atë që duhet të bësh, përdor prezervativë” thotë më tej Dr Alex George./ HistoriaIme