Miliona njerëz në mbarë botën u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi pas shpërthimit të koronavirusit , por edhe shtëpia nuk është një vend i sigurtë për shumë gra dhe vajza.
Në Ishujt Kanare të Spanjës, autoritetet kanë filluar një fushatë për të ndihmuar viktimat e abuzimit në familje. Gratë në rrezik mund të shkojnë në një farmaci dhe të thonë fjalët “Mascarilla-19”, ose “Mask-19” në anglisht, për të njoftuar stafin se ata kanë nevojë për ndihmë.
Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë mbështetur dhe vlerësuar këtë skemë, dhe pushtetet lokale në të gjithë vendin kanë thënë se do e kompjojnë këtë ide.
Në vitet e fundit Spanja ka parë një numër rastesh të mëdha të abuzimit në familje dhe abuzimet seksuale, duke shkaktuar protesta massive atje./ HistoriaIme
