1 në 2 qytetarë të Shqipërisë, dëshiron që të largohet nga vendi, ky është përfundimi i një sondazhi të Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD)
Nëse deri para pak vitesh, shimica e të larguarve ishin në kushte të vështira ekonomike, tanimë edhe të pasurit duan të ikin.
Shqiptaret me nivel të lartë të ardhurash, me arsim universitar, gratë dhe te papunët kane më shumë gjasa të largohen nga vendi.
Për vitin 2019, pjesa më e madhe e shqiptarëve besuan më tepër tek organizatat
ndërkombëtarë si NATO, BE dhe OKB sesa tek institucionet e vendit. Institucionet
fetare renditen me besimin me te larte se sa tek ato të arsimit publik,
institucionet e shëndetit, policia, prokuroria apo gjykatat . Rënie në besim ka
shënuar Policia e Shtetit, media, Presidenti dhe partitë politike.
Qeverisja në vend si në nivel qendror dhe vendor ka shfaqur rënie të nivelit të
transparencës së perceptuar në katër vitet e fundit.
Gjetjet e sondazhit tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të
madh tek qytetarët janë: institucionet fetare (65.6%) ndjekur nga Forcat e
Armatosura (59.4%).Më pak besim shqiptaret tregojnë tek Prokuroria (27.4%),
Presidenti (27.6%) dhe gjykatat (27.1%) . Ndërsa partitë politike kanë nivelin
më të ulët të këtij besimi me vetëm (22.5%). Në kontrast me institucionet në
vend organizatat ndërkombetare si NATO (78%), BE (73%) dhe OKB (75%) renditen
si institucionet me te besuara.
Gjysma e shqiptarëve besojnë gjithashtu se reforma ne drejtësi do të ketë ndikim pozitiv ne zhvillimin e vendit. Megjithatë rreth 48.5% besojnë se reforma nuk po zbatohet me korrektësi.
Besimi ka rënë për të tretin vit radhazi në institucionet e drejtësisë, si Prokuroria dhe Gjykatat.
Sa i takon korrupsionit ne institucionet publike pjesa me e madhe e shqiptareve rreth 85.2% e shohin si fenomen te përhapur ne shoqëri. 7 nga 10 te anketuar nuk kane besim ne ndjekjen penale te rasteve te korrupsionit te nivelit te larte. 41% e te anketuarve thane se kane paguar ryshfet . Sa i takon ofrimit te shërbimeve publike 50.8% u shprehen se janë te pakënaqur. 71% e shqiptareve nuk kane pare përmirësim te cilësisë se shërbimeve sociale te ofruara nga bashkitë e tyre. Mbledhja të dhënave të sondazhit u bë gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2019 dhe përfshiu një total prej 2500 qytetarësh në 61 bashkitë e vendit.
Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë:
– Institucionet Fetare (65.6%)
– Forcat e Armatosura (59.4%)
– Institucionet e Arsimit Publik (57.3 %)
– Policia e Shtetit (54.6 %)
– Organziata të shoqërisë civile (56.3%)
– Institucionet e Shëndetit Publik (51.4%)
– Parlamenti (28.4%)
– Presidenti (27.6%)
– Gjykatat (27.1 %)
– Prokuroria (27.1%)
– Partitë Politike (22.5%) / HistoriaIme