Lëvizja për Universitetin ka nisur një fushatë e cila ka si qëllim, të anulohen tarifat për studentët për vitin akademik 2019-2020.
Studentët kërkojnë anulimin e tarifave pasi sipas tyre mësimi onlike ka dëshuar, dhe kësisoj nuk ka kuptum për tu paguar tarifat e studimit.
Në një studim të kryer pak muaj më parë, Lëvizja për Universitetin publikoi disa gjetje mjaft shqetësuese, ku sipas tyre shfaqet qartazi dështimi i mësimit online.
Sipas gjetjeve kryesore:
- Rreth 60% e studentëve nuk e konsiderojnë të
përshtatshëm mësimin online.
2. Rreth 4% e studentëve nuk kanë akses në internet për të ndjekur mësimin online dhe rreth 45% e ndjekin me vështirësi.
3. Rreth 70% e atyre që e ndjekin mësimin e bëjnë këtë përmes celularit.
4. Vetëm 28% e studentëve i konsiderojnë të përshtatshme video-takimet sipas orarit mësimor.
5. Vetëm 24% e studentëve janë dakordësuar me pedagogët për mënyrat e zhvillimit të mësimit.
6. Përtej 50% të studentëve që ndjehen vetëm të stresuar, rreth 28% kanë vështirësi ekonomike dhe rreth 8% të tjerë.
Tanimë, të gjendur përballë këtyre fakteve mijëra studentë kanë nënshkruar peticionin online drejtuar Ministrisë së Arsimit “Anulimi i tarifave për vitin akademik 2019-2020”
“Bazuar në situatën e re ku studentët janë diskriminuar akoma edhe më shumë, nderkohë që MASR është gjendur komplet e papërgatitur për të përballuar situatën, dhe aq më shumë të propagandojë se situata është krejt normale dhe se vetëm 2% e studentëve nuk kanë mundur ta aksesojnë mësimin online. Për t’i dalë kundër kësaj propagande nuk është e vështirë pasi dihet mbarë që vendi ynë është një vend tejet i varfër ku njerzit kanë vështirësi në sigurimin e gjërave më bazike, jo më të ketë një infrastrukturë teknologjike në shtëptë e gjithsecilit. Gjithashtu LPU përpara pak kohësh hartoi një pyetësor nga i cili u kuptuan problematikat e larmishme që mësimi online ka duke nisur që nga aksesi në internet e deri te stresi që i shkakton studentëve.”-shprehet Xheni Hajdari nga Lëvizja për Universitetin.

Studentët e LPU janë të vendosur që të vijojnë rezistencën e tyre dhe të kërkojnë deri në fund anulimin e tarifave.
“Kjo formë rezistence nuk është e re për studentët. Përvoja ka treguar se bojkoti i tarifave shoqëruar me rezistencë aktive studentore në rang universitar është i mundur dhe se maksimumi mund të të penalizojë për të marë kartonin e diplomës në fund. Por përveç kësaj LPU do angazhohet për t’i bërë rezistencë nëse do guxohet të ketë penalitete ndaj studentëve.”-shprehet studentja Hajdari më tej.
“Ky peticion legjitimon vullnetin e studentëve nëse ky peticion nuk merret parasysh dhe anashkalohet siç ndodh rëndom me pakënaqësitë e studentëve LPU do të mobilizohet për të bërë rezistenca nga më të larmishmet.”- e mbyll reagimin e saj studentja dhe aktivistja e Lëvizjes Për Universitetin, lëvizje kjo më e zëshmja dhe më aktivja në vendin tonë, e cila është marrë vazhdimisht me ҫështjet e studentëve, universitetit dhe problematikat e Universiteteve Publike, ndërsa tanimë paralajmërojnë edhe një reagim tjetër me gjasë të shpejtë./ HistoriaIme