Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, i ka drejtuar sot një propozim të hapur institucioneve kryesore në vendin tonë, me disa kërkesa konkrete si të minimizohet dhuna ndaj vajzave dhe grave në vendin tonë.
48 organizata të Shoqërisë Civile, kanë thënë se ngjarjet e fundit në vendin tonë, mund të ishin parandaluar, ndërsa shprehet qartë se modeli i shumë propaganduar nga qeveria, “Shkolla-Qendër Komunitare” nuk po funksionon, pasi organizatat thonë se nuk po shohin përfshirjen e komunitetit në Shkolla.
Sipas këtyre organizatave, numri i psikologëve në shkolla mbetet i ulët, dhe se Policia e shtetit nuk vepron në mënyrë pro aktive.
Rrjeti shprehet më tej në një letër të gjatë, se tanimë ka ardhur koha për rishikimin e mekanizmave të monitorimit dhe marrjen e masave për monitorimin në vazhdimësi të ҫdo rasti të referuar si folloë up.
Gjithashtu rrjeti ka bërë edhe rekomandime konkrete për Ministrinë e Arsimit, ku ndër të tjera kërkohet krijimi i një task-force multidisiplinore, me qëllim kryerjen e një monitorimi kombëtar për të identifikuar dhunën ndaj vajzave dhe grave./ Historiaime

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.