Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, i cili njihet si Komisioni i Venecias, ka publikuar me datën 18 qershor opinionin e saj në lidhje me paketën anti-shpifje, një ligj i cili është propozuar nga kryeministri Socialist Edi Rama, ëhstë miratuar në kuvend, dhe është kthyer nga Presidenti, dhe që synon rregullimin e mediave nga shteti.
Komisioni i Venecias, e ka rrëzuar këtë ligj duke thënë se është i paqartë dhe ka rrezik të sjellë efekt frikësues, duke ndrydhur debatin e lirë dhe debatin politik në internet.
“Drafti aktual”- thotë Komisioni i Venecias, “mbetete rrezik potencial për të bërë më shumë dëm sesa mirë për lirinë e shpehjes në Shqipëri”.
Ligji që është kritikuar që në krye të herës nga organizatat e gazetarëve, vendase dhe të huaja, nga gazetarë dhe ekspert të medias, është kritikuar edhe nga Komisioni i Venecias.
Në paketë, thotë komisioni i Venecias, ka shumë përkufizime të paqarta, për subjektet që do të preken nga ligji.
Dhënia e fuqive të mëdha një institucioni që nuk garanton pavarësi nga partitë politike apo interesat e korporatave të mëdha mediatike si AMA si dhe gjobat joporpocionale janë disa prej kritikave kyçe të Komisionit të Venecias.
“Këto fuqi të reja nuk duhet t’u jepen këtyre organeve, pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarur nga partitë politike, bizneset e mëdha të medias dhe interesat e korporatave të lidhura me politikën,” thuhet në opinion.
Përmes opinionit të miratuar të enjten, Komisioni i Venecias i dha të drejtë betejës 1-vjeçare të organizatave vendase dhe atyre ndërkombëtare të medias si dhe institucioneve ndërkombëtare –të cilat i kërkuan në vazhdimësi kryeministrit Edi Rama që të tërhiqte draftet, duke i konsideruar ato ligje censure.
Në opinion analizohen gjithashtu parimet mbi të cilat mund të bëhen ndryshime të tilla ligjore me efekt në lirinë e shprehjes.
“Rregulla të tilla duhet të imponohen nga një organ vërtet i pavarur dhe profesional. Sanksionet duhet të jenë proporcionale dhe duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit të plotë gjyqësor,” thuhet në opinionin e Venecias./ HistoriaIme