Një euro-deputet hungarez pranë kryeministrit konservator Viktor Orban ka dhënë dorëheqje pasi ëhstë kapur duke shkelur rregullat e koronavirusit në një party privat në Bruksel.
Policia hyri në atë që mediat belge e përshkruajnë si një parti seksi homoseksuale të Premten.
Jozsef Szajer, një zyrtar i lartë në partinë Fidesz të Orban, kërkoi falje për “një dështim personal”. Raportet thonë se ai u përpoq të ikte.
Paradoski qëndron se Fidesz është armiqësor ndaj të drejtave LGBT dhe mbështet vlerat tradicionale të familjes, madje ka qenë një ndër personat kryesor në hartimin e të shtuquajturës kushtetutë anti-LGBT në Hungari.
Ahengu u mbajt, në një apartament në Brukselin qendror dhe morën pjesë 25 persona, kryesisht meshkuj dhe u bastis nga policia nën dyshimin për thyerjen e kufizimeve të virusit koronavirus.
Agjencia belge e lajmeve Belga thotë se disa nga pjesëmarrësit ishin zhveshur kur policia hyri brenda. Policia i paralajmëroi ata për shkeljen e rregullave të bllokimit.
Nick Thorpe i BBC në Budapest thotë se dorëheqja e papritur e Szajer si eurodeputet të Dielën i befasoi miqtë dhe armiqtë e tij politik.
Të premten ai u lut për imunitet parlamentar, por tani është nën hetim.
Parlamenti Evropian tha se rregulli i imunitetit shtrihej vetëm në detyrat zyrtare të një eurodeputeti, jo në jetën e tij / saj private.
Në një deklaratë të martën, Szajer pranoi se ai kishte marrë pjesë në parti të premten, por nuk e përshkroi atë.
“Nuk kam përdorur drogë, i thashë policisë aty për aty se isha i gatshëm t’i nënshtrohesha një testi zyrtar, por ata nuk e bënë një të tillë. Policia tha se u gjet një pilulë ekstazi. Nuk ishte e imja, unë nuk e di kush e mori atë. Unë bëra një deklaratë në polici për këtë.
“Më vjen keq që theva rregullat e asamblesë, kjo ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe unë do të marr sanksionet që vijnë me të,” tha ai.
E përditshme e Belgjikës De Standaard thotë se gjoba e zakonshme për thyerjen e rregullave Covid për asamble është 250 € (224)./ HistoriaIme