Në Shqipëri është draftuar një kod i ri Penal i cili pritet të dorëzohet së shpejti në kuvendin e Shqipërisë pas konsultimeve me palët e interesit.
Në draf-kodin e ri penal, shumë vepra penale janë zbutur, ndërsa ka edhe nga ato që dënimi është rritur dhe konsumimi i këtyre veprave mund të çojë në burg deri të përjetshëm.
Kështu, ushtrimi i prostitucionit nga të rriturit nuk do të konsiderohet më “vepër penale” dhe “krim” por vetëm kundravajtje penale.
Aktualisht kodi penal parashikon se: Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Ndërsa në kodin e ri penal sipas Ora News, parashikohet se: Ushtrimi i prostitucionit perben kundervajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Edhe sa i takon veprës penale të prodhim dhe shitje të lëndës narkotike ka ndërhyrje në sasinë për konsumit vetjak. Nëse deri tani dënohen për prodhim dhe shitje të gjithe ata persona që u është kapur me shumë se tre gramë hashash në draftin e ri është parashikuar që kjo sasi të shtohet deri në 10 gram
Ndryshim ka patur edhe në nenin për vrasjen e foshnjes e kryer me dashje. Ndërsa në Kodin e mëparshëm nuk ishte parashikuar dyshemeja e dënimit ne kodin e ri është percaktuar nga 2 deri ne 5 vjet./ HistoriaIme