Pragu kombëtar 1%, Elton Debreshi e çon në kushtetuese!
 
			    	    Kandidati i pavarur, Elton Debreshi ka dorëzuar të martën e 12 prillit në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e pragut kombëtar, 1 % të sistemit zgjedhor proporcional rajonal.
Ky prag thotë se një parti (kandidat i pavarur) duhet të marrë të paktën 1% te votave në rang vendi që mandati i tij të nis të numërohet.
“Ky prag diskriminon kandidatët e pavarur të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për tu zgjedhur deputet në një qark. Për nga detyrimi për të fituar së paku 1% të votive kombëtare kandidatët e pavarur trajtohen si të ishin parti politike. Por për nga të drejtat ata kanë shumë më pak se të drejtat që kanë partitë duke u votuar brenda një qarku” tha Elton Debreshi.
Kërkesa u dorëzua sot së bashku me avokatin Gentian Serjani.
“Kjo kërkesë nuk behet për Elton Debreshin, as per zgjedhjet e kësaj radhe, por për të mbrojtur në të ardhmen demokracinë shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive të mëdha” nënvizon kandidati Debreshi që kandidon në qarkun e Dibrës me numrin 13 në fletë votimi./ HistoriaIme

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.