Parlamenti shkarkon në një votim të diskutueshëm Presidentin!
 
			    	    Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 apstenine Presidenti i Republikës Ilir Meta është shkarkuar të mërkurën e 9 qershorit nga Parlamenti.
Kjo është hera e parë në historinë e Shqirisë që Parlamenti Shkarkon një president.
Meta u shkarkua me motivacionin e Shkeljeve të rënda të kushtetutës.
Votimi i sotëm ishte i diskutueshëm për shkak se ai dominohet nga Partia Socialiste ndërsa opozita mungon, dhe se Presidentin e shkarkoi një parlament në ikje paso tanimë është zhjedhur parlamenti i ri.
Në një reagim të menjëhershëm pas votimit të diskuturshëm, zyra e Presidentit lëshoj një deklaratë të ashpër teksa kundërshton votimin. Më herët Presidenti kanë thënë se votimi nuk është i ligjshëm pasi Presidenti nuk njeh parlamentin aktual që ka 121 deputetë nga 140.
Tanimë fjalën e fundit duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese e cila do të vlerësojë raportin e Kuvendit, nëse Presidenti ka shkelur ose jo kushtetutën.
Ilir Meta do të qëndrojë në detyrë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është një vendim i paapelueshëm./ HistoriaIme

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.