Një shqiptar në “top emigrantët” në Kanada

Revista prestigjioze Canadian Immigrant ka nominuar këtë vit një shqiptar në top 75 emmigrantët e vitit në Kanada.
Janë gjithsej 75 persona që janë përzgjedhur ndërsa në fund të votimit do të përzgjidhen 25 persona si “Top emigrantët” në Kanda.
Këtë vit për për herë të parë që që nga themelimi i revistës së njohur i nominuar është edhe Kristi Pinderi, aktivisti për të drejtat e njeriut nga Shqipëria që tanimë jeton në Vankuver.
Canadian Immigrant
Programi zhvillohet në internet dhe nominimet janë të hapura për të gjithë Kanadezët. Programi ka tre faza: nominimet, votimet dhe shpalljet e fituesve. Fituesit paraqiten në internet dhe në një botim të veçantë çdo vit. Filluar për herë të parë nga Imigranti Kanadez në 2009, ky program përpiqet të njohë “njerëzit që kanë ardhur dhe kanë bërë një ndryshim pozitiv duke jetuar në Kanada”. Konkursi është i hapur për emigrantët nga të gjitha sferat e jetës, qofshin këto një avokat apo vullnetar i komunitetit, një sipërmarrës i suksesshëm apo një ikonë kulturore. Në fillim të çdo viti, “Emigranti Kanadez” fton nominime bazuar në një larmi kriteresh, të cilat variojnë nga kontributi për komunitetin deri te arritjet profesionale. Një panel gjykimi i përbërë nga, udhëheqës që punojnë brenda bashkësive emigrante ose etnike përcaktojnë listën e ngushtë për të cilën voton publiku.
Si të votoni:
Klikoni këtu për të parë listën e plotë
Shkoni tek emri Kristi Pinderi, dhe selektojeni atë
Në fund të emrave vendosni e-mailin tuaj dhe shtypni butonin “voto tani”