Kur të shembet shpresa!

Ishte lajmëruar që aksioni do të niste në orën 10:00, por fadromat e Inspektoritatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Tiranë, të mbështetura nga forcat e policies shkuan që në orët e para të mëngjesit në rrugën “5 Maji” për të nisur një aksion shembjeje të shtëpive!
Pamjet dramatike që vinin nga atje, tregonin banorët e dëshpëruar që qëndronin disa para dyerve të shtëpive të rrënuara, e të tjerë që nuk pranon të linin banesën e tyre.

Vunë pranga e hipën mbi tarraca, duke shprehur qartasi kundërshtimin e prishjes së banesave të tyre.
Bashkia e Tiranës ka në plan që aty të ndërtojë një kompleks pallatesh për banorët e prekur nga tërmeti i 2019, ndërsa banorët aktualë nuk kanë pranuar ujdinë me Bashkinë duke u shprehur të paqartë se ku do të jetë banesa e tyre e ardhshme.
Shpejt situata I tensionua!
Forcat Speciale u shfaqën në zonë, ndërsa dhunshëm nxorrët “të pabindurit” nga shtëpitë e tyre, për t’i flakur në rrugë!

Në këtë zonë pritet të shemben rreth 400 banesa të dëmtuara nga tërmeti dhe do ndërtohen pallate për të strehuar banorët.
Bashkia ofron një bonus qiraje vetëm për banorët që kanë firmosur zhvendosjen.
Dhjetra qytetarë u shoqëruan në polici, pasi u ngujuan në shtëpitë e tyre dhe u nxorën me forcë prej aty!
Përmes një deklarate për mediat, Avokati i Popullit shprehet se banorët e zonës janë ankuar për mungesë të transparence nga ana e bashkisë lidhur me akt-marrëveshjet për shkëmbim ose dhurimin e pronës së tyre.

“Banorët pretendojnë se janë njoftuar vetëm për lirimin e objekteve në datën e përcaktuar, por nuk kanë asnjë informacion të mëtejshëm lidhur me strehimin e tyre. Banorët shprehen se po u merren banesat e tyre, por nga ana e Bashkisë Tiranë dhe strukturave të vartësisë nuk janë bërë me dije procedurat që do të ndiqen për garantimin e strehimit pas lirimit të godinave të tyre”, thuhet në deklaratë./ HistoriaIme
Fotot: Roland Qema, Nyje.al