Eksodi më i shpejtë në Histori/ 1 javë, 1 milionë refugjatë!
 
			    	    Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi
Në vetëm shtatë ditë, një milion njerëz kanë ikur nga Ukraina, të çrrënjosur nga kjo luftë e pakuptimtë.
Unë kam punuar në emergjencat e refugjatëve për gati 40 vjet dhe rrallë kam parë një eksod kaq të shpejtë si ky.
Orë pas ore, minutë pas minute, më shumë njerëz po ikin nga realiteti i tmerrshëm i dhunës. Të panumërt janë zhvendosur brenda vendit.
Dhe nëse konflikti nuk përfundon menjëherë, miliona të tjerë ka të ngjarë të detyrohen të largohen nga Ukraina.
Brenda Ukrainës, stafi ynë – dhe humanitarë të tjerë – po punojnë ku dhe kur munden në kushte të frikshme. Stafi ynë qëndron, edhe me rrezik të madh, sepse e dimë se nevojat në vend janë të mëdha.
Pavarësisht ritmit dhe sfidave të jashtëzakonshme, reagimi i qeverive dhe komuniteteve lokale në pritjen e këtij një milion refugjatësh ka qenë i jashtëzakonshëm.
Stafi i UNHCR-së tashmë ka hyrë në të gjithë rajonin dhe po rrit programet tona të mbrojtjes dhe ndihmës për refugjatët, në mbështetje të qeverive pritëse.
Solidariteti ndërkombëtar ka qenë zemërgjerë. Por asgjë – asgjë – nuk mund të zëvendësojë nevojën për uljen e armëve ; që dialogu dhe diplomacia të kenë sukses. Paqja është mënyra e vetme për të ndalur këtë tragjedi./ HistoriaIme

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.