Figura legjendare franceze do të quhet jobinare në teatrin historik të Londrës

Nga Leila Sackur
Heroina legjendare franceze Joan of Arc do të quhet si jobinare në një ndryshim rrënjësor nga përshkrimi i zakonshëm i figurës historike në Teatrin Globe të Londrës.
Një shenjtore mbrojtëse e Francës, e cila është e dashur për rolin e saj në Rrethimin e Orleansit midis 1428 dhe 1429 – një fitore e madhe ushtarake franceze mbi anglezët gjatë Luftës Njëqindvjeçare – interpretimi i ri i jetës së saj do të shfaqet në teatrin që ishte shtëpia e dramaturgut të famshëm britanik William Shakespeare.
Aktori jobinar Isobel Thom do të luajë rolin në “I, Joan”, të shkruar me përemrat “ato” dhe “ata” nga Charlie Josephine, e cila është gjithashtu jobinare, tha Globe në një njoftim për shtyp.
“Historia jonë e Joan-it është plot gëzim, dashuri, shpresë, magji dhe revolucion”, tha Thom për NBC Neës .
“Tregimi dhe arti është një platformë për të shkëmbyer përvoja, për të shtrirë imagjinatën, për të emocionuar dhe frymëzuar, për të eksploruar gjuhën dhe për të përfaqësuar.”shtoi Thom.
Në një deklaratë të veçantë, Michelle Terry, drejtoresha artistike e Shakespeare’s Globe, tha se teatri “nuk ishte i pari që e prezantoi Joan-in në këtë mënyrë dhe ne nuk do të jemi të fundit”.
“Për sa i përket përdorimit të përemrave, “ata” për t’iu referuar një personi njëjës është gjurmuar nga Fjalori anglisht i Oksfordit që në vitin 1375, vite para se të lindte Joan”, shtoi ajo.
Produksioni synon të “vë në dyshim binarin gjinor” dhe “të ofrojë mundësinë e një këndvështrimi tjetër”, tha Terry.
“Teatrot prodhojnë shfaqje dhe në shfaqje gjithçka mund të jetë e mundur. Shekspiri nuk shkroi drama historikisht të sakta. Ai mori figura të së kaluarës për të bërë pyetje për botën “tha ajo.
I vendosur në bregun e lumit Thames në Londër, Teatri Globe i Shakespeare është një rindërtim modern i teatrit origjinal të dramaturgut të famshëm, i cili qëndronte në të njëjtin vend.
I shkatërruar nga zjarri dhe më pas i mbyllur nga një urdhër publik pas Luftës Civile angleze, Globe i sotëm është rindërtimi i tretë i teatrit dhe mirëpret 1.25 milionë vizitorë në vit./ Marrë nga NCB Out, Historia Ime