Për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë fut në ligjin e mediave “orientimin seksual”

Mazhoranca socialiste ka hartuar një projektligj të ri për Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Projektligji i cili ende nuk është hedhur në debat publik, dhe në komisionin e ligjeve është hartuar ndërsa drafti i cili është parë nga HistoriaIme ka disa ndryshime thelbësore në media, ndërsa AMA do të jetë zbatuesi dhe monitoruesi i zbatimit të tij.
Në projektligj është futur për herë të parë termi “orientim seksual”
Më saktësisht, deri më tani neni 32 pika 4 e ligjit aktual thotë: OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që të nxisin urrejtjen mbi baza racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe çdo forme tjetër diskriminimi.
Ndërsa tanimë me ndyshimet që janë bërë gati Pika 4 e nenit 32, riformulohet me këtë përmbajtje:
4. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe me përmbajtje që:
a) nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi mbi baza të tilla si: gjinia, raca, ngjyra, origjina etnike ose shoqërore, tiparet gjenetike, gjuha, feja, besimi, opinioni politik, kombësia, anëtarësimi i një pakice kombëtare, prona, lindja, paaftësia, mosha ose orientimi seksual./ HistoriaIme