10 figura LGBTI+ nga historia të cilat duhet të dini

Tetori është muaji i Historisë LGBTI+. HistoriaIme do të sjellë 30 figura historike të komunitetit të cilat duhet t’i dini.
Pjesa e parë do tu dedikohet 10 figurave në historinë e botës që kanë lënë gjurmë në fushat e tyre.
Stormé DeLarverie (1920-2014)

E quajtur ‘Rosa Parks of the gay community’ Stormé DeLarverie konsiderohet gjerësisht si gruaja që filloi luftën kundër policisë gjatë bastisjes së Stoneëall të vitit 1969, një ngjarje që ndihmoi në përcaktimin e një ndryshimi në aktivizmin e të drejtave LGBT+.
Ajo vdiq në vitin 2014 në moshën 93-vjeçare.
Gore Vidal (1925-2012)

Esetë e shkruara nga shkrimtari amerikan Gore Vidal ishin në favor të lirisë dhe barazisë seksuale dhe kundër paragjykimeve.
“Qyteti dhe shtylla” e botuar në vitin 1948, ishte një nga romanet e para moderne me temë LGBT.
Ai vdiq në moshën 86-vjeçare në vitin 2012 dhe u varros pranë shokut të tij të ngushtë, Hoëard Austen.
Aleksandri i Madh (356-323 BC)

Aleksandri i Madh ishte mbret i mbretërisë së lashtë greke të Maqedonisë: një gjeni ushtarak biseksual, i cili ndër vite kishte shumë partnerë.
Marrëdhënia e tij më e diskutueshme ishte me një eunuk të ri persian të quajtur Bagoas, të cilin Aleksandri e puthi publikisht në një festival të atletikës dhe arteve.
Vdiq në moshën 32 vjeçare në vitin 323 para Krishtit
James Baldëin (1924-1987)

Në vitet e tij të adoleshencës, romancieri amerikan James Baldëin filloi të ndihej i mbytur për faktin se ishte afrikano-amerikan dhe gej në një Amerikë raciste dhe homofobike.
Baldëin u arratis në Francë ku shkroi ese që kritikonin diskriminimin nga racën, seksualitetin dhe strukturat klasore.
Ai nxori në dritë sfidat dhe kompleksitetet që duhej të përballeshin në atë kohë njerëzit e zinj dhe LGBT+.
Ai vdiq në vitin 1987 në moshën 63-vjeçare.
David Hockney (1937-)

I lindur në Bradford, karriera e artistit David Hockney lulëzoi në vitet 1960 dhe 1970, kur ai jetoi mes Londrës dhe Kalifornisë, ku gëzonte një mënyrë jetese të hapur homoseksuale me miq si Andy Ëarhol dhe Christopher Isherëood.
Pjesa më e madhe e punës së tij, duke përfshirë pikturat e famshme të pishinës, paraqisnin imazhe dhe tema eksplicite të gej-ve.
Në vitin 1963, ai pikturoi dy burra së bashku në pikturën “Skena shtëpiake, Los Angeles”, njëri duke bërë dush ndërsa tjetri ia lante shpinën.
Ai konsiderohet si një nga artistët britanikë më me ndikim të shekullit të 20-të.
Alan Turing (1912-1954)

Matematicieni Alan Turing luajti një rol kyç në thyerjen e mesazheve të koduara të përgjuara që u mundësonin aleatëve të mposhtin nazistët. Ai luajti një rol kyq në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1952, Turing u dënua për një lidhje me 19-vjeçarin Arnold Murray. Në atë kohë ishte e paligjshme përfshirja në seks me të njëjtin seks, dhe Turing iu nënshtrua kastrimit kimik.
Ai vrau veten në moshën 41-vjeçare .
Turing u fal përfundimisht në vitin 2013, gjë që çoi në legjislacionin e ri që falte të gjithë meshkujt gej .
Ai u emërua “Personi më i rëndësishëm i shekullit të 20-të” pas një votimi publik në BBC vitin e kaluar.
Colette (1873-1954)

Autorja dhe legjenda franceze Sidonie-Gabrielle Colette, e njohur si Colette, jetoi hapur si një grua biseksuale dhe kishte marrëdhënie me shumë zonja të shquara queer, përfshirë mbesën e Napoleonit, Mathilde ‘Missy’ de Morny.
E njohur më së shumti për romanin e saj “Gigi”, Colette shkroi gjithashtu serinë “Claudine”, e cila ndjek personazhin titullar që përfundon duke lënë burrin e saj dhe duke jetuar me një grua tjetër.
Colette vdiq në vitin 1954 në moshën 81-vjeçare.
Touko Laaksonen (Tom i Finlandës) (1920-1991)

I quajtur si “krijuesi më me ndikim i imazheve pornografike LGBT”, Touko Laaksonen – i njohur më mirë me pseudonimin e tij Tom of Finland – ishte një artist finlandez i njohur për artin e tij fetish homoerotic.
Ai kishte një ndikim të madh në kulturën queer në fund të shekullit të njëzetë.
Gjatë katër dekadave, ai prodhoi rreth 3500 ilustrime, kryesisht me burra me tipare seksuale të ekzagjeruara primare dhe dytësore, të veshur me veshje të ngushta ose pjesërisht të hequra.
Ai vdiq në vitin 1991 në moshën 71-vjeçare
Gilbert Baker (1951-2017)

Çfarë do të ishte bota pa flamurin ikonik të ylberit?
Gilbert Baker ishte një artist amerikan, aktivist për të drejtat e komunitetit LGBT dhe projektues i flamurit ylber i cili debutoi në vitin 1978.
Flamuri është bërë gjerësisht i lidhur me të drejtat e LGBT+ dhe ai refuzoi ta shënonte si të tijin duke thënë se ishte një simbol për të gjithë.
Për të festuar 25 vjetorin e trazirave të Stoneëall, Baker krijoi flamurin më të madh në botë, në atë kohë.
Në vitin 2017, Baker vdiq në gjumë në moshën 65-vjeçare në shtëpinë e tij në Nju Jork.
Tab Hunter (1931-2018)

Tab Hunter ishte një nga aktorët kryesorë romantikë të Hollivudit, ai u arrestua në vitin 1950 për sjellje “të çrregullt”, lidhur me orientimin e tij seksual.
Pas një karriere të suksesshme, ai shkroi një autobiografi në vitin 2005 ku pranoi publikisht se ishte gej, për herë të parë.
Ai kishte një lidhje afatgjatë me yllin e Psycho Anthony Perkins dhe patinatorin Ronnie Robertson përpara se të martohej me partnerin e tij prej më shumë se 35 vitesh, Allan Glaser.
Tre ditë para ditëlindjes së tij të 87-të në 2018, ai vdiq nga një arrest kardiak./ HISTORIAIME