Profil: Shelly Bauman

Shelly Bauman krijoi barin e parë për komunitetit LGBT+ në Seattle. Shelli ishte një vajzë e re, striptiste. Në vitin 1973 në një aksident ajo humbi këmbën e saj dhe nga dëmshpërblimi që mori hapi një bar për komunitetin LGBT+ të cilit i vuri emrin “Këmba e Shellit” (Shelly’s Leg).
Shelli lindi në vitin 1947 në Illinois. Që e vogël studioi për balet klasik. Problemet familjare bënë që ajo të jetonte e vetme dhe e pastrehë duke nxjerrë bukën e saj përmes kërcimit. Në vitin 1968 u vendos në Seattle ku gjeti strehë dhe nisi të punonte si striptiste. Për disa kohë jetoi kështu derisa një ditë, gjatë një parade ku kishte shumë automjete të rënda (mes tyre dhe një top) ndodhi fatkeqësia e saj. Sipas Shellit, djali i pronarit të topit, për ti treguar një shokut të tij se si godiste, qëlloi. Gjylja goditi Shellin dhe mos të ishte një doktor aty pranë që i ndaloi hemorragjinë ajo nuk do të mbijetonte. Në spital Shellit ia këputën këmbën por ajo nuk u dekurajua. Denoncoi të zotin e topit, organizuesit e paradës dhe vetë qytetin Seattle. Fitoi dhe u dëmshpërblye me 330.000$.

Aso kohe Shelli kishte miq dy djem gej me të cilët edhe jetonte. Ishte kjo që e shtyu atë që me paratë e fituara nga dëmshpërblimi të hapte një lokal për komunitetin. Bleu një hotel në Pioneer Square dhe e trasnformoi në një bar gej në të cilin organizoheshin festa. Vetë Shelli merrte pjesë në këto festa me karrocë me rrota. Lokali u bë aq i famshëm sa njihej jo vetëm si vend i sigurtë për anëtarët e komunitetit LGBT+ por dhe si një vend i frekuentuar edhe nga shumë persona heteroseksualë.
A.Sh.