“1997” i Kristi Pinderit promovohet në qytetin e dytë në Serbi
 
			    	    Libri autobiografik “1997” i aktivistit Kristi Pinderi u promovua në Novi Sad të Serbisë në eventin e dytë të këtij lloji në Serbi, pasi fillimisht u promovua në Beograd.
Promovimi u bë nga Rebel Readers (Pubunjene Citateljke) në librarinë Zenit Books.
Irena Jovanovic, redaktore e botimit në serbisht tha se aktiviteti u ndoq sidomos nga pjesëtarë lokalë të komunitetit queer të cilët vlerësuan guximin dhe autenticitetin e librit “1997”.

1997 u përkthye në serbisht nga Gjorgje Bozhovic, një studiues dhe përkthyes i shqipes dhe lektor në Universitetin e Beogradit ndërsa u redaktua nga Irena Jovanovic.
Në një video të përgatitur specifikisht për këtë event Pinderi tha se vlera kryesore që ai shikon te libri “1997” është fuqia që ky botim i jep komunitetit LGBTQ+ të cilin e shndërron në zotërues të narratives queer. 

Libri, tha Pinderi, është edhe nje përpjekje për të nxjerrë nga izolimi pjesëtarët e komunitetit, të cilët nën dhunën e përjashtimit ndjejnë shpesh një sens të të qënit unik dhe krejt të vetëm në atë përjashtim. Kur bashkarisht kuptojmë se ky përjashtim në fakt nuk është veç për ne, pra nuk është individual por kolektiv ngaqë e përjetojmë njësoj, atëherë efekti që mund të ketë një zbulim i tillë është shpesh një efekt terapeutik.
Romani i cili është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në vitin 2020, i kushtohet nënës së autorit, e cila ishte ndër nënat e para në Shqipëri që mbështeti publikisht komunitetin LGBTQ+./HistoriaIme

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.