Darka Gala e Strehës dëshmon edhe një herë forcën e solidaritetit.

Më 28 maj, në ambientet e MAK Hotel në Tiranë, u zhvillua një nga mbrëmjet më të veçanta të këtij viti për komunitetin LGBTQI+ në Shqipëri. Galaja e përvitshme e organizuar nga Qendra “Streha” shënoi 10-vjetorin e këtij institucioni të parë strehues për të rinjtë LGBTQI+ në rajon, duke mbledhur bashkë aktivistë, partnerë ndërkombëtarë, artistë, përfaqësues institucionesh dhe figura publike.

Mbrëmja nisi me moderimin e gazetares Zhaklin Lekatari dhe u çel me një performancë artistike nga Uresa Ahmeti, një zë i fortë që përcolli nepmjet artit rezistencën, sfidat e fitoret e komunitetit LGBT+. Ajo i dha zë veprave që kanë sfiduar normat dhe kanë mbrojtur të drejtën për të qenë vetvetja, për të dashur lirisht dhe për të ekzistuar me dinjitet.
Moment tjetër emocionues ishte ankandi artistik, ku çdo vepër e ekspozuar mbante një mesazh të fortë solidariteti. Veprat e artistëve si Kela Bregu, Ilda Buxhaku, Ema Bregu, Severine Burgers, Ergys Krisiko dhe Blerta Kambo sollën në fokus dhimbjen, dashurinë, guximin dhe sfidat e përditshme të personave LGBTQI+ në shoqëri. Në krye të ankandit Zhaklin Lekatari nuk i kurseu batuatat me blerësit potencialë, të cilët për të qenë të vërtetë nuk ia lehtësuan shumë punën. Megjtihatë, përmes këtij ankandi është mbledhur një vlerë prej 830.000 lekësh të cilat do të shkojnë në mbështetje të plotë të shpenzimeve vjetore për qendrën Streha.
Pjesë e mbrëmjes ishin edhe figura të rëndësishme nga skena politike dhe diplomatike: Bledar Çuçi, nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Albana Koçiu nga Ministria e Shëndetësisë; ambasadorë nga Britania, Franca, Hollanda, Polonia, Suedia, si dhe përfaqësues të institucioneve Evropiane, UN Women, Këshilli i Europës dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Prania e tyre tregon deri diku mbështetjen institucionale dhe një lloj përkushtimi për një shoqëri më të barabartë.
Një moment kulmor i mbrëmjes ishte ndarja e çmimeve “Aleati i Vitit”, për aktorët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTQI+. Ndër ta u vlerësuan: Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropain në Shqipëri Silvio Gonzato i cili që në krye të herës ka qenë shumë i zëshëm për mbështetjene tij ndaj komunitetit LGBT+ dhe së fundmi ka shprehur hapur mardhëneine. tij me një burrë, Giulia Re nga Këshilli i Europës, Raiffeisen Bank me përfaqësuesin Christian Canacaris, Top Channel dhe gazetari Flori Gjini për mbsëhtetjen mediatike dhe hapësirën dinjitoze të dhënë në media kombëtare.
Kjo gala nuk që në vit të parë nuk ak qenë një festë, as një arsye për të tokitur gotat, por një tregues konkret i një rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm për ti mundësuar gjithsecilit me qenë vetvetja.
Një thirrje për më shumë dashuri, më shumë solidaritet dhe më shumë barazi.