Aslaidon Zaimaj është fituesi i “The Voice of Albania 4”
Ka përfunduar këtë të premte edicioni i katërt i “The Voice of Albania” duke kurorëzuar si zërin më të mirë Aslaidon Aslaidon Zaimaj, 22 vjeçarin e rritur në Pisa të italisë. Finalistët konkuruan në këtë finale me nga dy këngë secili dhe e mbyllën eksperiencën në “The Voice of Albania 4” me nga një duet me trainerët e tyre. Zëri i dytë më i votuar i shqiptarëve ishte 17 vjeçarja nga Peja, Albina Kelmendi.
Aslaidoni vijon studimet në Itali për psikologji. Ai prej kohësh është larguar nga Shqipëria dhe ka ndërtuar një jetë të re në Itali, si në planin social ashtu edhe në atë muzikor. Pavarësisht se ai studion për psikologji pasioni për muzikën është më se i dukshëm. Prej katër vitesh ai ka dhe një grup të vetin muzikor me të cilin performon kryesisht në lokalet e natës në Pisa. Ka qenë babai i tij ai i cili mori iniciativën të regjistronte Aslaidonin për tu bërë pjesë e “Voice of Albania 4” duke i bërë të birit një surprizë. Ai ka ardhur posaçërisht nga Italia për të marrë pjesë në “The Voice of Albania 4” dhe dëshiron të ndërtojë një karrierë muzikore në Shqipëri.