Një Drag Show për tu mbajtur mënd!

Të Premten mbrëma tek Tulla Culture Centre mbretëreshat drag të Tiranës dhanë shfaqje që na magjepsën të gjithëve të nga energjia dhe mbizotërimi i dashurisë. Nën muzikën ritmike, mbretëreshat i treguan Tiranës fuqinë e muzikës, performancave artistike e bukurinë e lirisë. Ky event ka lenë energji të paparë në mendjen e secilit të pranishëm, duke sjellë veç pozitivitet.
Salla u mbush plot me pjestarë të komunitetit LGBTQ+ por edhe aleatë, të cilët duartokitën performancat xixëlluese e veshjet plot kreativitet.
Me performimet e ‘’Queen Klea’’, ‘’Grifshave’’ dhe ‘’Queen Sasha’’ Tulla u kthye në një ylber plot dashuri. Por kishte dhe trishtim në fytyrat e perfomueseve dhe spektatorëve, kur morën vesh që një nga pjesëtaret e ‘’Grifshave’’ po jepte performancën e vetë të fundit.
Mbretëreshat jo vetëm përcollën talentin e energjinë e tyre, por edhe ndanë nga historitë e tyre personale duke theksuar edhe rëndësinë e diversitetit dhe dashurinë ndërmjet pjestarëve të komunitetit. ‘’Queen Klea’’ edhe në zërin e moderatores theksoi kujdesin ndaj masave mbrojtëse, në ditën e ndërgjegjësimimit për HIV.
Energjia shpërtheu përtej tullave të Tullës, dashuria kumboi zemrën e secilit dhe presim me padurim të takohemi në festën e rradhës.
Ndërsa ju mos harroni që festë ta bëni çdo ditë!