Thirrje seksiste gjatë performancës së këngëtares feministe Princess Nokia
Princess Nokia, këngëtarja që promovon feminizmin nëpërmjet zhanrit muzikor “rap”, u sulmua verbalisht javën e kaluar gjatë performancës së saj muzikore në Universitetin Kembrixh. Artistja nga New York po performonte në një koncert bamirësie, ku edhe ndeshi parulla fyese, seksiste dhe mizogjiniste nga një student që po ndiqte performancën e saj.
Një shkrim i botuar nga FLY (portali i këtij universiteti që promovon të drejtat e grave me ngjyrë) raporton se studenti ka drejtuar fjalë fyese me konotacion seksist përkundrejt këngëtares. Këngëtarja është shprehur për portalin Fly se nuk dëshironte që performanca të përfundonte kaq shpejt, duke iu kërkuar ndjesë të gjithë audiencës. “Kjo ndodh kur dikush të cënon sigurinë” tregon ajo.
Studentë të universitetit të cilët morën pjesë në performancë shprehen se incidente të tilla nuk janë të pazakonta në komunitetin studentor të universitetit Kembrixh, ku shpeshherë haset diskriminim ndaj vajzave me ngjyrë që studiojnë atje. /k.m/
Burimi: The Independent