Dita e djeshme ishe një moment kyç i historisë të të drejtave të njeriut në Kosovë. Si një vend që ka kaluar nepër shtigje të vështira për të drejtat e njeriut që nga influenca lindore e lufta e Kosovës, mentaliteti i vazhdueshëm patriarkalist, sot në një beteje të përditshme për integrim të çdo individi në shoqëri pavarësisht gjinisë, moshës, etnicitetit, orientimit seksual e identitetit gjinor. Komuniteti LGBTQ+ në Kosovë duket të ketë marrë një zë më aktivist nëpërmjet platformave të ndryshme aktiviste qytetare e lëvizjeve më të drejtpërdrejta, për të cilat guximi dhe kurajoja kanë qenë kryefjala. Mbase edhe me një ndikim të butë perëndimor dhe një nevojë për shprehi të fortë, duke marrë në konsideratë që Kosova ishte e kufizuar në lëvizjen e lirë në Evropë. E prapë i mirëditur fakti për familjarët e shumtë të cilët kanë mundur të sjellin një lloj mendimi alternativ mbrapsht në familje. Dje vërtet ishte një moment që do mbahet mënd gjatë për vetë aktivistët që ndërmorën atë iniciativë. Por le të jetë një moment i rëndësishëm edhe për çdo person LGBTQ+ në trevat shqipfolëse, çdo aleat, e çdo ligjvënës që do të pasojë në parlamentet tona.
Komisioni i të Drejtave të njeriut i Parlamentit të Kosovës i drejtuar nga deputetja Balje, është ndërprerë në mes nga të rinj aktivistë nga CEL, YIHR dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Motivi kryesor i kësaj iniciative u bë homofobia e herë pas hershme e shprehur nga krytarja e këtij komisioni, Duda Balje. Si një përfaqësuese e zërit të qytetarëve në insitucionet më të larta kosovare, dhe një zë vendimmarrës në administratën publike, të tilla deklarata nuk janë normale.
Gjatë zhvillimit të komisionit para seancës plenare, Blerti, një aktivist i ri LGBTQ+ ka vendosur një flamur ylber të komunitetit queer në krye të tryezës së diskutimit ku ishte ulur edhe kryetarja e komisionit, për të shprehur indinjatën e përbashkët të të gjithë grupimit aktivist, veçanërisht kundër deputetes Balja. Kërkesat e tyre kanë qenë të qarta për dorëheqje të saj. Homofobia që bie në kontradiktë me pozicionin që mban ajo në komisionin për të drejtat e njeriut, ka qenë e përsëritur.
Duam ti shpreim të gjithë mirënjohjen tonë ekipit aktivist nga të gjithë organiazatat dhe shoqëria civile në Kosovë, për veprimin e guximshëm dhe momentin kritik të ndërmarrjes të këtij veprimi, BRAVO!
Duke parë vijueshmërinë e situatës të së drejtave të njeriut në Shqipëri dhe përfaqësinë e marrë përsipër nga deputet e kuvendit e cila nuk është absolutisht e denjë për gjithëpërfshirjene të gjitha aspekteve të shoqërisë, veçanërisht në komisionin e çështjeve ligjore, administratës publike dhe të drejtave të njeriut nën lidershipin e deputetes Klotilda Bushaka, edhe në shtetin tonë do të ketë zhvillime esenciale.