Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për Artin në Hapësirat Publike
 
			    	    Këtë të hënë u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare për Artin në Hapësirat Publike pranë ambjenteve të Pazarit të ri në Tiranë. Sikur dëfton dhe vetë emri, konferenca bëri bashkë ekspertë të ndryshëm nga Kanadaja, Hollanda, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria që folën për rëndësinë e artit si mjet për të theksuar rëndësinë e hapësirave publike, të parë si një formë dialogimi me publikun si dhe pjesëmarrjejen e tij.
Këta eskpertë prezantuan nismat e ndryshme që kanë iniciuar në vendet përkatëse për nxitjen e dialogimit përmes artit në hapësirat publike. Vetë konferenca u zhvillua brenda markatës së Fruta-perimeve si për të treguar që arti është një formë e mirë depërtuese për të nxitur dialogun. Konferenca nisi me një performancë warm-up nga DJ Oda Haliti, po brenda ambjenteve të tregut të fruta perimeve duke e bërë akoma edhe më relevante temën në fjalë të konferencës. 
Ky aktivitet është pjesë e një projekti më të madh, që quhet “Pjesëmarrja e Komuniteteve të Tiranës në Politikat dhe Artet Publike” nga Ekphrasis Studio (OJF), që ka fituar për herë të parë Fondin Ndërkombëtar të Larmishmërisë Kulturore nga UNESCO’s, midis 7-të vendeve nga e gjithë bota në vitin 2017.
 Konferenca u bë e mundur nga Ekphrasis Studio. Kjo e fundit ka ardhur me një qasje interesante dhe novatore rreth temës në fjalë, duke krijuar hartën e parë dixhitale të arteve publike për Tiranën, duke organizuar 6 punishte arti, duke zhvilluar një studim kronologjik përsa i përket shprehive artistike në hapësirat publike në Tiranë, si dhe ka mbledhur dhe përgjigje nga pyetësorë, të cilat u paraqitën gjatë Konferencës.

/k.m/

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.