Mendime shqiptare per Parajsen ne toke…
Ditën e djeshme në gazetën TemA ishte përkthyer dhe botuar një lajm që shoqëronte disa foto të jashtëzakonshme në një ishull të Paqësorit ku njerëzit lokalë gjuanin peshk me shtizë.
Ne shqiptarët jemi mësuar për vite të tëra të besojmë se vend më të bukur se Shqipëria nuk ka asgjëkundi në botë! Jemi mësuar me idenë se plazhet tona janë të virgjëra. Jemi mësuar me sloganin se bukuritë e natyrës shqiptare janë të papërsëritshme. Në fakt, bukuritë e natyrës shqiptare janë të shumta, por Shqipëria jo detyrimisht është vendi më i bukur në botë. Këtë, të paktën tani, ne mund ta konstatojmë lirisht.
Historia Ime po riboton edhe njëherë këto foto por po shtojmë dhe disa nga komentet e lexuesve të gazetës TemA për të kuptuar nga brenda filozofisë shqiptare, të paktën të atyre që komentojnë online, dëshirën për të mbrojtur mjedisin e bashkë me të dhe për të reflektuar mbi çështjen: a jemi tepër vonë apo ende në kohë për të shpëtuar Shqipërinë…?
Po botojmë komentet pa i redaktuar duke kërkuar ndjesë në ndonjë rast kur mendimi i shprehur është agresiv ndaj popullsisë shqiptare…
Komentet e mwposhtme me baze racore nuk pwrbwjnw mendimin editorial tw Historia Ime.
Indrit: po sikur larg qofte ta kishim ne shqiptaret La Nuova Caledonian-n do e “zhvillonim” plot me hotele, bare e ristorante prej betoni kuturu. Dhe do na mjaftonin 2 vjet per ta shperfytyruar krejtesisht pjesen ne toke (muratoret tek ne kur i vihen mbarojne pallatin per 2 muaj), dhe 10 vjet per te zhdukur krejt floren e faunen ne det (po e llogaris pa perdorim tritoli per peshk).
Jam i sigurte se 99.99% te shqiptareve po te shikonin keto imazhe gjeja e pare qe do u shkonte ne mendje eshte “gjithe ai vend i bukur po ama s’te zenka syri as nje bar a disko”
PEACE: Nje njeri sapo zbret ne kete mrekulli, ngulet aty kembekryq e i ve nje kapak te rende Botes “se zhvilluar”, se jeta ne fund te fundit eshte shume e thjeshte dhe s’ka nevoje as per mireqenie ekstreme qe ta ben mullen si daulle e as per qejf ekstrem si ai qe te le me stres e pagjumesi! Tani ftoj koketrashet shqipfoles 1m60cm te shajne pak keta “b*thezinjte e prapambetur” ishullore si race inferiore, te pakten kete ne shqiptaret dime ta bejme shume mire.
Fieraku4u: PARAJSE E VERTET…EH VETEM KETU NJERZIT NUK PLAKEN.
VETEM SALIU MOS TE VEJ KETU SE I VURRI NE SHERR BANORET E KETIJ ISHULLI ME NJERI-TJETRIN, EDHE E KTHEN NE FERR PASTAJ.
Anduelinda: do ndertoj nje vile ketu me leket e sales.se mua rroga me del te ushqehem e te laj kredine.
Sorra: Prandai eshte akoma nje vend perrallor se gjuajne me shtiza, njeriu vetem prish natyren e bukur nuk e nderton! jemi specie e piste.
Andon: wow, shume bukur…
Me ben pershtypje qe nuk ka asnje “kafshe” qe te komentoje ketu, vetem keta njerezit e qyteteruar po komentojne (e kam me ata te paret, qe nxjerin edhe statistika leshi)
FUCKIN’ SNOBS!!!
Leonard: Me shume se “statistika leshi”, me duken reale, shume objektive, po ti duhet te hysh ne grupin e paraardhesve te Homo Sapiensit, ndaj te djegin statistikat, fuckin’ dumb!!
Keta banoret e ketyre ishujve qenkan rrace shume me superiore se e jona qe po ta kishte nen kthetra nje parajse te tille, do ta kishte çementifikuar e ndotur deri ne palce!!