Diskriminim gjinor në librin e “Psikologjisë” për klasat e 11-a; Truri i femrës është për të folur, ndërsa ai i mashkullit për të vepruar
Libri i Psikologjisë për klasat e 11-a të gjimnazit, “nënvlerëson” gjininë femërore kur bëhet fjalë për trurin.
Në kapitullin ku flitet për trurin e njeriut, gjinia femërore përulet dhe nxirret si superior gjinia mashkullore. Aty shkruan se truri i femrës është për të folur, ndërsa ai i mashkullit për të vepruar.
Sipas portalit “Infokusi”, në librin e psikologjisë, i shkruar nga autorët, Pajazit Nushi, Neki Juniku dhe Dashamir Bërxulli, nxënësit e shkollës së mesme mësojnë se si truri i femrës dallon nga ai i mashkullit.
Në këtë libër, në kapitullin me titull “Seksualiteti dhe Gjinia”, thuhet se truri i mashkullit është për të bërë dhe ai i femrës për të folur. “Rezultati është që të trurët janë lidhur në mënyrë të ndryshme; truri i mashkullit për të bërë dhe ai i femrës për të folur”.