Dita Kunder Dhunes ndaj Femijes dhe nje pyetje metaforike…
Qysh në vitin 1990 Shqipëria filloi të bëjë përparime në fushën e legjislacionit: ajo ratifikoi instrumentat kryesorë ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, përfshirë dhe ato të të drejtave të fëmijëve. Këtu hyjnë Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e fëmijës, Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor, Konventa kundër torturës dhe mizorive të tjera, ndëshkimeve çnjerëzore dhe trajtimin poshtërues si dhe Konventa e Hagës për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin në birësimet jashtë vendit.